Komisioni Evropian (KE) publikoi dje Raportin e Përparimit për Maqedoninë, ku janë përfshirë çështjet kyçje të arritjeve, por edhe të ngecjeve të vendit.
Raporti është i ndarë në tre pjesë, kriteret politike që përmbajnë një sërë çështjesh, kriteret ekonomike dhe në legjislaturën evropiane, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në kriteret politike, Maqedonia vlerësohet se ka ngecur në zgjerimin e funksioneve mbikëqyrëse dhe legjislative. Gjithashtu, raporti konsideron se Kuvendi duhet të ulë përdorimin e gjërë të procedurave të shkurtuara të miratimit të ligjeve.
Komisioni konsideron se analiza e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit duhet të bëhet në formë transparente dhe gjithëpërfshirëse.
Në pjesën e administratës publike, raporti vlerëson se kapaciteti i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), për të bashkërenduar reformat në administratë, duhet që të përmirësohet, dhe se kyçe mbetet garantimi i profesionalizmit në administratë, posaçërisht në caktimin e drejtuesve të lartë.
Në aspektin e sistemit gjyqësor Maqedonia vlerësohet se ka arritur përparim, por jo edhe aq të konsiderueshëm, por për të adresuar rekomandimet dhe për të siguruar se gjyqësia mund të funksionojë pa ndikime, Maqedonia duhet të bëjë shumë më shumë se kaq.
Në luftimin e korrupsionit, Komisioni vlerëson se korrupsioni vazhdon të jetë i pranishëm dhe të jetë një problem serioz, ndërsa kapaciteti për luftimin efektiv të korrupsionit ka mungesa strukturore dhe operacionale. Ndërhyrja politike përmendet si rrezik në luftimin e korrupsionit.
Në luftimin e krimit të organizuar, raporti thotë se Maqedonia duhet të bëjë me shumë ne luftimin më efektiv të formave të caktuara të krimit si shpërlarja e parave dhe krimi financiar. Gjithashtu, Maqedonia duhet të përmirësojë regjistrimin e hetimeve, persekutimeve dhe dënimeve, pasi që numri i dënimeve mbetet i ulët në këtë drejtim.
Në të drejtat themelore të njeriut, Komisioni konsideron se duhet të adresohen aspektet e burgjeve dhe institucioneve të psikiatrisë, pastaj duhet të ndiqen rastet e gjuhës së urrejtjes dhe të krimeve. Gjithashtu, Maqedonia duhet të forcojë trupat që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Përfshirja e romëve duhet gjithashtu të forcohet. Te çështja e mediave, Maqedonia duhet të adresojë sfidat e mbetura, përfshi reformat në televizionin publik.
Komisioni Evropian (KE) kërkon që çështja e emrit duhet të zgjidhet me patjetër, si një çështje urgjente, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në kriterin ekonomik, Maqedonia vlerësohet se ka një ekonomi që ka përparuar, por që vazhdon të mbetet e dobët, ku ka zbatim të dobët të kontratave dhe ekonomi informale. Gjithashtu, raporti përmend probleme strukturore në tregun e punës dhe nivel të partë të papunësisë. Politikat fiskale konsiderohen se kanë mungesë të qëndrueshmërisë në planin e konsolidimit.
Ekonomia në përgjithësi vlerësohet si jo edhe aq e fuqishme për të përballur konkurencën dhe forcat tregtare brenda BE-së, ndërsa ka dobësi në kurikulat edukative, nivelin e ulët të inovacionit dhe zbrazëtira të rëndësishme investuese, posaçërisht në infrastrukturë.
Në kriterin e ligjeve për BE-në, Maqedonia vlerësohet se Maqedonia nuk është edhe aq e përgatitur në shumicën e sferave për të marrë përsipër obligimet e anëtarësimit, sidomos në konkurencë, transport dhe energji. Përmirësime të shumta duhet të bëhen në sferën e lëvizjes së lirë të punëtorëve, kapacitetin administrativ dhe zbatimin efektiv. /Telegrafi/
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...