Shërbimi inteligjent i antimafias në Itali ka dorëzuar në komisionet e sigurisë të Parlamentit italian raportin për vitin 2017.
Ajo që bie në sy në këtë raport, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, është rritja e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare, që për “007” italianë konsiderohet mafia më e rrezikshme e huaj.
Raporti thekson se grupet shqiptare shtrijnë aktivitetin e tyre në të gjitha fushat e paligjshme, që nga trafiku i drogës, prostitucioni, grabitjet, gjobëvënia e deri tek vrasjet.
DIA (Direzione Investigativa Antimafia) thekson në raport se ndryshe nga mafia kineze dhe ajo afrikane, të cilat kanë rritur edhe ato aktivitetin e tyre në Itali, ajo shqiptare po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për faktin se është më bashkëpunuese me mafian vendase, por shumë herë më e dhunshme se ajo.
Inteligjenca italiane shkruan në raport se grupet mafioze shqiptare janë importuesit kryesorë të drogërave të forta që mbërrijnë nga Azia, por edhe të hashashit në drejtim të Italisë nga Ballkani, duke bashkëpunuar me grupet italiane, kryesisht në Pulja dhe zonat e tjera të jugut të Italisë.
Raporti thotë se mafia ka evoluuar duke shfrytëzuar në rrugë dhe kanalizime komplekse pastrimin e parave, kryesisht në sektorin e ndërtimeve.
Sa i takon trafikut të qënieve njerëzore, raporti vëren se nga Shqipëria ky fenomen është thuajse i zhdukur. /Top Channel
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë