Raporti javor i Institutit për Shëndet Publik tregon rritje të vogël prej 2.1 përqind të testuarve për COVID-19, si dhe rritje të rasteve të reja me COVID-19 për 0.9 përqind krahasuar me një javë më herët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjithashtu gjatë javë së kaluar (nga 14 deri më 20 mars) në vend janë paraqitur 15 viktima nga COVID-19, me çka është shënuar rënie për 55.9 përqind krahasuar me një javë më herët ku kishte 34 viktima. Për sa i përket moshës, janë regjistruar 13 vdekje nga grupmosha mbi 60 vjeç dhe një vdekje nga grupmosha nga 40 deri në 49 vjeç dhe 50 deri në 59 vjeç”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.
Gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në shtëpi kanë marrë 1.772 persona, 26.2 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar (n=2400). Javën e kaluar u raportuan gjithsej 309 riinfektime, 15.7 përqind më shumë se javën e kaluar.
Sipas raportit të ISHP-së janë regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 451; 24.6 përqind). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën deri në nëntë vjet (n = 62; 3.4 përqind).
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën