Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për gjendjen me respektimin e lirive fetare në botë, në pjesën e Maqedonisë së Veriut e potencon ndryshimin ligjor të miratuar nga Parlamenti për ndalesën e regjistrimit dhe punës së entiteteve, të cilat bartin emra dhe simbole të nazizmit, nacioal-socializmit ose Rajhut të tretë ose janë të shoqëruar me intolerancë, urrejtje, fashizëm, në lidhje me përpjekjen për regjistrimin e klubeve bullgare. Raporti gjithashtu thekson edhe se statusi i ri i KOM- AO ende nuk është zgjidhur.
Në një shkrim për opinionin me rastin e publikimit të raportit për liritë fetare në botë në vitin 2022, sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken deklaroi se “liria fetare është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive”. “Kur personit i respektohen bindjet individuale, ai ka më shumë fuqi ta arrijë potencialin e tij të plotë, me çka ngrihen komunitete të plota dhe shoqëri”, deklaroi Blinken
Në pjesën për Maqedoninë e Veriut, raporti thekson edhe se vitin e kaluar në shkurt policia ka ngritur padi për komplot të gjuhës së urrejtjes kundër një gruaje për komentet e saj në rrjetet sociale gjatë vizitës së një grupi hebraikësh ortodoks dhe se Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ka deklaruar se ka qenë “incident antisemitik”.
Raporti e nënvizon edhe njohjen vitin e kaluar të KOM-AO nga ana e Patriarkanës ekumenike “duke përfunduar periudhë të gjatë të mosnjohjes së kishës globale ortodokse dhe duke e shtruar rrugën për autoqefalinë e KOM-AO”. Theksohet edhe se Kisha ortodokse serbe (KOS), nga e cila KOM-AO është ndarë në vitin 1962″ e ka njohur autoqefalinë e KOM-AO, edhe pse disa analistë kishtarë kanë theksuar se vetëm Patriarkana ekumenike ka të dejtë të ndajë autoqefali.
Theksohet edhe se mes qeverisë dhe komunitetit bektashian në Tetovë kanë vazhduar divergjencat rreth regjistrimit të grupit fetar. “Komuniteti nuk ka riparaqitur aplikim për regjistrim që nga viti 2000 për shkak të shqetësimeve për ndryshimin e emrit, i cili do të kërcënonte ekzistencën e grupit, thuhet në raportin.
Shtohet se anëtarët e komunitetit bektash kanë raportuar sërish për sulme nga përfaqësues nga qeveria dhe përfaqësues të një grupi tjetër rival që donte të merrte selinë e tyre gushtin e kaluar dhe se lideri botëror bektash i bëri thirrje qeverisë që të mbronte lirinë e bektashëve nga Tetova dhe të përgjigjet në provokimet dhe kërcënimet ndaj tyre të paraqitura në rrjetet sociale. Probleme të tjera të vërejtura në raport janë denacionalizimi i ngadalshëm dhe jo i plotë i pronës shtetërore, favorizimi i disa grupeve fetare dhe akreditimi i shkollave fetare “edhe pse këto shkolla të drejtuara nga KOM-AO dhe BFI mbetën të paregjistruara, duke penguar kështu nxënësit nga ato shkolla të regjistrohen në universitetet laike”.
Në raport theksohet gjithashtu se drejtuesit e BFI-së kanë thënë se marrëdhëniet me qeverinë kanë vazhduar të përmirësohen, por se qeveria ka vazhduar të tregojë më shumë favore ndaj KOM-KO. Gjithashtu tregohet se grupi punues ndërinstitucional i formuar në vitin 2021 vazhdoi të shqyrtojë amandamentet në ligj për t’u mundësuar kishave dhe xhamive individuale të marrin statusin e personave juridikë, një kërkesë e kahershme e KOM-AO dhe BFI-së në Maqedoninë e Veriut.
Mediat raportuan se vitin e kaluar ka pasur një incident vandalizmi ndaj një manastiri që ndodhet në një zonë me shumicë myslimane dhe 13 incidente vjedhjesh nga kishat, manastiret dhe xhamitë. KOM-AO dhe BFI nuk e konsideronin vjedhjen dhe vandalizmin si bazë fetare. Gjithashtu theksohet se ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Ageler dhe diplomatë të tjerë amerikanë kanë diskutuar me përfaqësues qeveritarë dialogun ndërfetar dhe rëndësinë e tolerancës dhe mirëkuptimit midis grupeve të ndryshme fetare. Ka pasur diskutime edhe me drejtorin e Komisionit për marrëdhënie me komunitetet fetare dhe grupet fetare, me kryetarë komunash dhe zyrtarë të tjerë. Me deputetët u diskutua për denacionalizimin e pronës së kishave dhe xhamive, dhe për amandamente në shkollat e mesme, përfshirë akreditimin e shkollave fetare.
Nga Ambasada e SHBA-së u takuan edhe me kreun e KOM-AO, Kryepeshkopin e Ohrit, z.z. Stefan dhe liderin e BFI-së, Reis Shaqir Fetahu, për të diskutuar për liritë fetare, duke përfshirë edhe favorizimin e pretenduar ndaj disa grupeve fetare.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës