Inteligjenca amerikane jep alarmin për shtimin e rrezikut të terrorizmit në Mal të Zi. Në raportin më të fundit të publikuar në fazen zyrtare të CIA-s për vendet e rajonit, thuhet se sekti japonez “Aum Shinrikyo” po përmirëson rrjetin e tij në Malin e Zi, megjithëse shumica e anëtarëve u dëbuan dy vjet më parë.
Drogat janë problemi më i madh në rajon.
Mali i Zi është i vetmi vend në rajon ku CIA paralajmëron për rrezikun e terrorizmit. CIA thotë se Serbia nuk i zgjidhi problemet kufitare me Kosovën, Kroacinë dhe Bosnje dhe Herzegovinën.
Pretendohet se rruga për transportimin e heroinës nga Azia në Evropë kalon nëpër Serbi dhe se ekonomia e saj është e ndjeshme kur është fjala për pastrimin e parave.
CIA thotë se Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave, si dhe kanale për kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe emigrantëve në atë vend.
Në Bosnje dhe Herzegovinë, thuhet se po trajtohet problemi i pastrimit të parave dhe korrupsionit, ndërsa gjyqësori është i dobët.
Po ashtu thuhet se Kroacia është një vend tranzit për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Europën Perëndimore.
Organizata japoneze është riaktivizuar sërish në Mal të Zi pas goditjes në 2016
Sipas raportit, në këtë vend janë strehuar anëtarët e rrjetit të rrezikshëm që është përgjegjës për sulminme gaz sarin në Tokio. Organizata ka nisur riorganizimin e saj përmes rekrutimeve.
Njësitë speciale të policisë malazeze, në mars 2016 arrestuan në Podgoricë 58 anëtarë të kultit famëkeq. Në këtë aksion u arrestuan 43 shtetas rusë, shtatë nga Bjellorusia, katër nga Japonia, tre nga Ukraina dhe një nga Uzbekistani.
Operacioni i arrestimit u krye në bashkëpunim me Shërbimet Inteligjente të vendeve partnere, që paralajëmruan se anëtarët e një “grupi të huaj fetar të tipit të mbyllur” po qëndrojnë në Mal të Zi. Më pas policia shpjegoi se anëtarët e sektit u dëbuan nga Mali i Zi pas arrestimit dhe marrjes në pyetje.
Sekti japonez është përgjegjës për sulmin terrorist në Japoni në vitin 1995, në të cilin 13 vetë u vranë dhe më shumë se një mijë të tjerë u plagosën.
Gjatë kohëve të fundit, Japonia vrau gjashtë anëtarët e fundit të kultit Aum Shinrikyo, të dënuar me vdekje për sulmijn në metronë e Tokios. Shtatë anëtarë të kultit, përfshirë udhëheqësin e Shoko Asahara, u ekzekutuan në korrik.
Kulti u akuzua gjithashtu për shtatë vrasje të tjera, si dhe një sulm të mëparshëm me gaz sarin në vitin 1994, kur u vranë tetë vetë dhe 600 të tjerë u plagosën.
Dëshmitarët e sulmit pretendonin se kishin vënë re paketa nga të cilat rridhte diçka dhe se menjëherë ndjenin avujt nga të cilët u dogjën sytë. Agjenti nervor veproi brenda kap sekondave mbi viktimat, duke u shkaktuar të vjella, verbim, paralizë, deri edhe në vdekje.
Themeluar në vitin 1984, grupi tërhoqi mjaft të rinj, shumica e të cilëve ishin diplomuar në universitetet më të mira. Kulti kishte deklaruar rreth 10 000 anëtarë në Japoni dhe 30 000 në Rusi.
Organizata e tyre u shndërrua në një kult të ditës së gjykimit, që besonte se bota do të shkatërrohej nga lufta dhe vetëm ata do të mbijetonin.
Themeluesi i grupit, Shoko Asahara, i njohur gjithashtu si Chizou Matsumoto, e shpalli veten Krisht dhe i pari “i shkolluar” që nga Buda. “Aum Shinrikyo” fitoi statusin zyrtar si një organizatë fetare në vitin 1989. Pas sulmit në vitin 1995, kulti u tërhoq dhe u quajt “Alef” ose “Hikari no Va”.
“Aum Shinrikyo” konsiderohet si organizatë terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera, por “Alef” ose “Hikari no Va” janë të ligjshëm në Japoni, edhe pse janë shpallur “fe të rrezikshme” nën mbikëqyrje.
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...