Borxhet e komunës janë të parëndësishme për kryetarin e Strugë Ramiz Merko sepse komuna me anë të prokurimit publik është furnizuar me “Audi” me çmim prej 67.000 euro për nevojat e kryetarit të komunës, në një situatë kur Komuna e Strugës është një borxh prej 4 milion euro.
Në paraqitjen që e kishte në TV24, në momentin kur e paraqitën fotografitë e automjetit të tij ai komentoi: “Shikoni sa i bukur”, duke iu referuar veturës “audi”. Kur e pyetën pse ai nuk e ka përdorur “Shkoda” që është furnizuar në komunë e cila kushton njëzet mijë, Merko tha se “Shkoda” nuk është një mjet për të.
Struga është gati 200 km larg dhe për të ardhë deri ne Shkup bën një distancë prej 400 km. A nuk është poshtërsi që kryebashkiaku të ngelet nëpër rrugë? “Shkoda” do të shkojë me një shpejtësi më të ulët. Unë sugjerova në këshilli dhe ata votuan për të marrë një makinë të tillë dhe nuk ka asnjë problem këtu. Çfarë lloj kryetari i bashkisë mendoni se unë jam? Duhet të shkoj me një fiqo? Në vitin 2005 kur isha kryetar i bashkisë, kam përdorur “Opel Vektra” nga Bashkia Lukovo.
Në vitin 2006, atëherë Presidenti Tadiç vizitoi Strugën. Të gjithë në delegacionet ishin në automjete si “Audi” dhe “Mercedes”, kurse unë në “Opel Vectra”. Nuk vlen kryetari i komunës me rroba të shkyera dhe një makinë të keqe. Unë nuk jam bë pishman për makinën që bleva, mund të kisha marrë një makinë edhe më të bukur – tha Merko.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...