Ekziston tendencë nga shtetet anëtare të BE-së për qasje të shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndërsa janë të hapura edhe mundësitë e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Pogradec, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë e di se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë e ndajnë vizionin e njëjtë për një rajon me përparimtar dhe të ndërlidhur, të anëtarësuar në BE dhe NATO. Vetëm do ë kisha shtuar se ka domethënie të madhe për shtetin dhe qytetarët tonë përkrahja e Shqipërisë në këtë rrugë. Në këtë drejtim dua të shpreh falënderimet e mia ndaj Republikës së Shqipërisë për përkrahjen e vazhdueshme në integrimet tona në NATO”, theksoi Zaev.
Jemi të përkushtuar, tha Zaev, në krijimin e shoqërisë qytetare me mundësi të njejta për të gjithë, marrëdhënie të mira ndër-etnike dhe realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
“Jemi të bindur se dallimet na bëjnë më të fuqishëm, e jo më të dobët në këto përpjekje. Muajt e ardhshëm mund të jenë kyç për Maqedoninë edhe në kontekst të përparimit drejtë BE-së edhe për anëtarësimin në NATO”, tha Zaev.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se dy Qeveritë organizuan seancë të përbashkët për të ngritur në nivel më të lartë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve./Telegrafi
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...