Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq takohen sërish në Shkup në kuadër të Mini Shengenit. Nesër në Shkup organizohet “Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal ku marrin pjesë Dhomat tregtare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sqaroi se në Forumin e nesërm ekonomik do të nënshkruhen disa marrëveshje, që sipas tij, në thelb nënkuptojnë fillimin e zbatimit praktik për lëvizje më të shpejtë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve rajonale. Do të nënshkruhet edhe marrëveshje për menaxhim të përbashkët të gjendjeve të krizës dhe për reagim të përbashkët në momentet e krizës.
“Konsideroj, se nesër është fillimi i zbatimit të asaj që flitet për disa vite dhe është në përputhje me Procein e Berlinit dhe asaj që ishte Agjendë e përbashkët për krijimin e tregu rajonal”.
“Kufijtë vendosen lehtë, por largimi i kufijve është proces i vështirë. Për fat të keq, ne ishim dëshmitarë të kësaj. Duhej një ditë që të vendoseshin kufijtë, ndërsa na u deshën 30 vjet që të largohen barrierat për tregti të lirë”.
Në Forum marrin pjesë rreth 250 mysafirë. Forumi Ekonomik i Shkupit për Bashkëpunimin Rajonal është organizuar në kuadrin e Nismës së Katër Lirive e njohur si “Mini Shengen”, nisur nga udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Tetor 2019.
Qëllimi kryesor i nismës është që t’i bëjë nismat ekzistuese rajonale më efektive në mënyrë që të arrihen rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Vetëm një javë më parë Rama, Vuçiç dhe Zaev zhvilluan një takim online në kuadër të përgatitjeve të këtij Forumi. /SHENJA/
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...