Rama nis takimet me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni

12:45 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Shkup takimet me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni i filloi me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Pas takimit me Ramën, Sela u shpreh se sa i përket bashkëpunimit për raundin e dytë të zgjedhjeve folën vetë qytetarët me votën e tyre me 15 tetor.

“Për këtë folën qytetarët më 15 tetor. Nuk ka asnjë logjik që unë tu them se do të kem bashkëpunim me BDI-në, kur jemi në garë me BDI-në, edhe në Dibër, Strugë, Gostivar dhe komuna tjera. Sovrani foli më 15 tetor dhe natyrisht veprimet tona politike do të jenë të bazuar në bazë të mesazhit që e dha sovrani në raundin e parë”, deklaroi Sela.

Më pas, Rama ka vazhduar takimin me liderin BDI-së, Ali Ahmeti. Në fokus të bisedës mësohet se kanë qenë zgjedhjet lokale në vend.

Kreu i Lëvizjes Besa, Billal Kasami, ishte lideri i tretë me të cilin u takua kryeministri i Shqipërisë. Pas takimit me Ramën Kasmi u shpreh se lidhur me koalicionet për raundin e dytë të zgjedhjeve do të filloj bisedime me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, për ti parë mundësitë e bashkëpinimit, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

“Sot do të komunikoj edhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selën, që të fillojmë bisedimet dhe t’i konkretizojmë mundësitë e bashkëpunimit për balotazh që në të gjithë ato komuna ku ne shkojmë të mund të maksimizojmë rezultatin e zgjedhjeve”, u shpreh Billal Kasami.

rama-nis rama-2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme