Rama: Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së Tetovës

08:48 | 9 Shtator 2021
V. S.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për të gjitha familjet e viktimave nga zjarri tragjik në spitalin-covid të Tetovës.

“MIRËMËNGJES dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, ka shkruar Rama.

Ndryshe mbrëmë është mbajtur mbledhje e Shtabit të Krizës në Tetovë, por nuk ka pasur vendim konkret. Ndërsa sot në ora 10, Qeveria e RMV-së do të mbajë seancë të jashtëzakonshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme