Rama i përgjigjet Macron për strehimin e afganëve në Shqipëri

13:57 | 20 Shtator 2021
KRG

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për median franceze Libetarion, i është përgjigjur presidentit francezë Emmanuel Macron, duke thënë se Shqipëria nuk po paguhet për strehimin e afganëve në vendin tonë.

Sipas kësaj interviste kryeministri Rama ka thënë se është e pavërtetë se po merr pagesë nga Franca.

Kujtojmë se Presidenti francez Emmanule Macron ka deklaruar më herët se Shqipëria po paguhet për akomodimin e qytetarëve afganë, të cilët ikën nga shteti i tyre pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët.

‘Si t’ja bëjmë ne kur SHBA evakuojnë afganët që më pas janë zhvendosur në Shqipëri ose vende tjera kundrejt një pagese? Është një çështje që duhet ta bëjmë si evropian dhe nuk dua ta pësojmë, ka insistuar Macron pasi do të ketë lëvizje imigratore dhe flukse të parregullta sepse është një rrëmujë, një vend në luftë civile me një regjim të dhunshëm”, ka deklaruar presidenti francez disa ditë më parë.

Megjithatë kryeministri Rama nuk është hera e parë që e mohën një deklaratë të tillë të Macron pasi edhe në një intervistë për BBC disa ditë më parë, u shpreh se vendi ynë nuk po merr asnjë ndihmë nga vendet e pasura.

“Nga vendet më të pasura? Jo. Për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Me sa duket është një numër i konsiderueshëm nga SHBA e Britania që e kanë zemrën të pasur”, deklaroi Rama disa ditë më parë.

Ndërkohë për sa u përket afganëve, Rama ka thënë se disa prej tyre mund të qëndrojnë përfundimisht në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme