Google ADS

Rama flet për ligjin e gjuhëve dhe dialogun Greqi-Maqedoni

00:45 | 30 Janar 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shpreh keqardhjen për mosdekretimin e ligjit të gjuhëve nga ana e presidentit Gjorge Ivanov duke shtuar se qëndrimi i tij ishte i pritur, por mendon se nuk mund të jetë bllokues.

“Qeveria shqiptare po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit për zyrtarizimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Shpreh keqardhjen për qëndrimin e presidentit maqedonas, i cili nuk dekretoi ligjin. Por qëndrimi i tij nuk ishte surprizë dhe as mund të jetë bllokues”, tha Rama në fjalën e tij para deputetëve socialistë.

Ai gjithashtu komentoi edhe dialogun Greqi-Maqedoni, për të cilin tha se Shqipëria e sheh me shumë simpati ecurinë pozitive të procesit të dialogut mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Shpresojmë të ketë një finalizim të negociatave të vështira që do t’i hapnin rrugë Maqedonisë për të rifilluar procesin e integrimit evropian dhe në NATO”, deklaroi kryeministri Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme