Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që nga koha e Gjergj Kastriotit. Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, pas Forumit Ekonomik që u mbajt në Shkup.
Ata ndajnë zhgënjimin e përbashkët nga BE-ja, pas vendimit të një dite më parë.
Këtë herë kryeministri Zoran Zaev, ishte i ashpër me kritika ndaj Evropës. Ai edhe një herë shprehi zhgënjimin e tij nga bllokada më e re e Bullgarisë. Ai theksoi se problem është qëndron tek Evropa.
“Evropa ka problem. Problemi është vetë BE-ja. Brukseli porositi që të gjendet mënyrë për ta dorëzuar integrimin e merituar të Ballkanit Perëndimor. Ajo që vendet anëtare nuk arritën të parandalojnë bllokadën e një vendi anëtar. Ky është problemi i Evropës”, tha Zaev, raporton TV Shenja.
Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama drejtoi kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian dhe tha se për atë nuk ka ndodhur asgjë tjetër përveç se BE ka dështuar përsëri të mbaj premtimin, t’i rrij angazhimit dhe të jetë në qëndrimin e duhur.
“Bashkimi Evropian mund të caktoj detyra, për integrimin, mund të caktoj afate për këto detyra, mund të caktoj data por BE-ja nuk cakton dot, as vendndodhjen tonë mes Evropës, as kulturën tonë dhe identitetin tonë evropian as të ardhmen e popujve tanë si popuj evropian në familjen evropiane, në shtet evropiane, me standarde politike, institucionale, ekonomike evropiane. Shqipëria e ka bërë zgjidhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfirmuar zgjedhjen e saj qysh në epokën e rilindjes kombëtare. Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon. Dhe e ardhmja jonë është aty ku Zoti na ka caktuar që të kemi tokën tonë, në zemër të Evropës”.
Kryeministri Rama ju drejtua Zaevit duke shpresuar që tani Bullgaria, të mos u kërkoj të quhen “Bullgare Perëndimore”.
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit