Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është bashkangjitur thirrjeve të politikanë shqiptarë për regjistrimin e mërgatës shqiptare nga Maqedonia e Veriut që të regjistrohen në regjistrimin online që ka filluar nga 1 marsi dhe do të mbarojë me 21 prill të këtij viti.
Rama ka mbajtur një mbishkrim me ueb faqen zyrtare për regjistrim online, census.stat.gov.mk, i shoqëruar nga Artan Grubi, zv.kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Përndryshe numri mërgimtarëve të regjistruar deri më tani ka kaluar numrin e 130 mijë të regjistruarve, prej ku shumica janë nga shteti i Zvicrës i ndjekur nga Gjermania dhe Italia, njofton telegrafi maqedoni.
Më herët thirrje për regjistrim kanë bërë edhe politikanë nga rajoni. Edhe fytyrat publike kanë qenë aktiv në këtë drejtim duke nxjerr në pah nevojën për regjistrim.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...