Kryeministri, Edi Rama bashkë me delegacionin që shoqëruar në takimet në kuadër të “Open Balkan”, ka mbërritur rreth orës 18:00 në Beograd.
Gjatë mbrëmjes të së mërkurës, Rama dhe Vuçiç do të ketë një darkë ku do të marrë pjesë dhe Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Pjesëmarrës në këtë takim informal do të jetë dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, edhe pse vendi i tij deri tani nuk i është bashkuar iniciativës “Open Balkan”, raporton Euronews Albania.
Ky zhvillim le të hapur mundësinë që Mali i Zi t’i bashkohet nismës për bashkëpunimin rajonal, por pritet që vendimi zyrtar të merret nga qeveria e vendit fqinj.
Të enjten, agjenda e takimeve do të nisë nesër ku rreth orës 10:30 do të ketë një takim kokë më kokë mes përfaqësuesve të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...