Rahiq është emëruar drejtor i burgut në Shuto Orizare

18:56 | 11 Qershor 2019
A. B.

Në seancën e sotme qeveritare Esat Rahiq është emëruar për drejtor të burgut në Shuto Orizare.

Ai zë vendin e Gjoko Kotevskit i cili dha dorëheqje në muajin shkurt, pas incidentit me të akuzuarit Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski në oborrin e burgut. Kryeministri Zoran Zaev vetë kishte kërkuar atëherë dorëheqjen e Kotevskit.

Dorëheqja ishte konstatuar menjëherë, por për zëvendësimin e drejtorit duheshin që të kalojnë zgjedhjet presidenciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme