Raportet mes qeverisë serbe dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës vazhdojnë të jenë armiqësore. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi shprehet se presidenti Vuçiç është armiqësor ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.
“Raporti është armiqësor ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës dhe ka një qasje politike diskriminuese nga institucionet”, thotë Mustafi.
Sipas tij, ky diskriminim dhe spastrim etnik tregohet nëpërmjet procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që është duke vazhduar ende nga institucionet qeveritare.
Për pasivizimin e adresave, Mustafi thotë se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ndërmarrë masa dhe i është drejtuar institucioneve ndërkombëtare e kombëtare.
“Ky problem është evidentuar dhe kërkohet ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar përmes presionit që mund t’i bëjë Beogradit, për shkak se Beogradi vazhdon të ketë politika diskriminuese ndaj shqiptarëve”, – shprehet kryetari i Këshillit Kombëtar në Euronews Albania.
Kjo çështje, sipas Mustafi, po vazhdon me paditë në gjykatat në Serbi dhe pasi të kalojnë instancat gjyqësore në Serbi do e çojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Ai nënvizon se zgjidhja e vetme e këtij problemi, me të cilin po përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, është të ndërpritet si proces e t’i kthehet çdo qytetari shqiptar gjendja e mëparshme juridike.
Mustafi shprehet se nuk ka normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa trajtuar problemin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ndërsa nisma “Ballkani i Hapur” mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për Mustafi do ndikojë në zhvillimin individual të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Konsideroj që gjatë këtij procesi kryeministri Rama duhet të adresojë edhe çështjet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, përfundon Mustafi.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin