“Vendi i Maqedoni së Veriut është në Bashkimin Evropian, ndërsa vendi meritoi që të nisë bisedimet për anëtarësim”. Këtë në Zagreb e tha ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman pas takimit me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Shpresoj se vendimi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut do të merret sa më shpejt pa asnjë anulim të mëtejshëm. Kroacia shpreson se një vendim i tillë do të merret gjatë kryesimit tonë me BE-në, ndërsa ne vazhdimisht po punojmë që kjo të ndodhë.Dokumenti i Komisionit Evropian për metodologjinë e re për bisedime e thekson perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor”, tha Grliq Radman në konferencën pas takimit me Osmanin dhe Dimitrovin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve duhet të plotësohen me një bashkëpunim më të mirë ekonomik.
Sipas zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, ka kushte që në muajin mars të merret vendimi për nisjen e bisedimeve.
“Ne s’frikësohemi nga rregullat e rrepta për bisedime me BE-në. Në duam të jemi kandidatë të mirë, ndërsa kritere të tilla janë vetëm motiv shtesë”, tha Osmani.
Dimitrov në konferencë për shtyp tha se është e rëndësishme për perspektivën evropiane të vendit tonë fakti që Kroacia kryeson me Bashkimin Evropian.
“Mendoj se metodologjia e re është e mirë për ato shtete që duan reforma të vërteta, dhe e rëndë për ato që nuk duan të ndryshojnë. Ne duam t’i shfrytëzojmë të gjitha përfitimet që i ofron metodologjia e re. Po punojmë nga afër me Zagrebin që më në fund të kemi datë në mars. Po punojmë për këtë, samiti i BE-së në Zagreb do të jetë sukses i madh për ne”, tha Dimitrov.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...