Google ADS

Radev: Rruga e Maqedonisë për në BE shkon përmes Sofjes

15:59 | 20 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Presidenti bullgar, Rumen Radev në intervistë për ‘Darik’ thotë se “rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së shkon përmes Sofjes, dhe jo me lobime përmes përfaqësive evropiane dhe me trusni ndaj Bullgarisë”.

Sipas tij, qëndrimi kombëtar i Bullgarisë ndaj Maqedonisë është objektive dhe shumë e mirë e miratuar me konsensus në Kuvendin e Bullgarisë dhe për fat të keq, sipas tij, nuk është promovuar nga BE.

Marrëveshja për fqinjësi të mirë, thotë Radev, për palën bullgare ka qëllim të mirë, por nuk gjeti vullnetin e mirë.

“Ne tani kemi qëndrim absolut të unifikuar me Qeverinë sa i përket temës së RMV-së. Duhet të jemi të bashkuar deri sa vëllezërit tanë nuk kuptojnë se rruga drejt anëtarësimit në BE nuk vjen me lobime nëpër përfaqësitë evropiane dhe me trysni ndaj Bullgarisë. Rruga e BE-së, ashtu siç i thash presidentit Stevo Pendarovski dhe përfaqësuesit të veçantë, kalon përmes Sofjes”, tha Radev.

Ai shtoi Bullgaria ka interes që Maqedonia e Veriut t’i fillojë bisedimet për anëtarësim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme