Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev kërkon hapjen e një kapitulli të veçantë në kornizën negociuese për Maqedoninë, i cili do të përmbajë të gjitha kriteret për fqinjësi të mirë.
Sipas tij, Bullgaria duhet të mbrojë historinë, gjuhën dhe identitetin e saj.
“Askush përveç vetes sonë nuk mund ta bëjë atë. Unë jam i bindur se duke bashkëpunuar haptas me fqinjët dhe vëllezërit tanë, ne do të gjejmë zgjidhjen e duhur, por meqenëse Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë nuk u çon atyre, ne kemi të drejtë të kërkojmë mjete të tjera. Bullgaria nuk është një kandidat për anëtarësim, por Republika e Maqedonisë së Veriut. Ajo duhet të vendosë vetë nëse do të vazhdojë me ideologjitë e urrejtjes së së kaluarës ose të fillojë zhvillimin demokratik”, tha Radev.
Ai pretendon se ai e bindi Qeverinë e Bojko Borisov se nuk mund të ketë mbështetje pa rezerva për Shkupin dhe se me propozimin e tij në Parlament në Sofje u miratua korniza kombëtare me “vijat e kuqe”./Telegrafi/
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...