Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar garanci të qarta nga Maqedonia e Veriut për të respektuar të drejtat e bullgarëve në vend.
Para fillimit të negociatave të vendit me BE-në, ai dëshiron të ketë garanci të qarta për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në veri të Maqedonisë.
Radev, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, këtë të mërkurën ka thënë me përfaqësuesit e shoqatave të bullgarëve nga Maqedonia e Veriut, se “Bullgaria i vlerëson lartë lidhjet me Maqedoninë e Veriut dhe bashkatdhetarët e saj në të”.
“Para hapjes së derës për negociata, duhet parë një proces i qartë dhe i qëndrueshëm i zhdukjes së gjuhës së urrejtjes. Bullgaria po trajton seriozisht problemet e bullgarëve të Maqedonisë dhe vlerëson shumë mendimin e tyre se sa shpejt Maqedonia e Veriut mund të arrijë anëtarësimin në BE”, tha ai.
Sipas tij, anashkalimi i çështjeve politike herët a vonë do të çojë në bllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, gjë që sipas tij, Bullgaria kategorikisht nuk e dëshiron.
“Dëshiroj të kemi garanci të qarta dhe një proces të qëndrueshëm të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bullgaria është vendi që dëshiron më së shumti të ndodhë, tha Radev, duke shtuar se përfshirja e bullgarëve maqedonas në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, përveç garantimit të të drejtave të tyre, duhet të jetë kusht i detyrueshëm për pëlqimin e Bullgarisë për fillimin e negociatave”, u shpreh ai.
Sipas tij, kjo nuk është aspak ndërhyrje e Bullgarisë në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, por ai tha se ajo ishte më e “shqetësuar dhe mbështetëse për rrugën e saj të qëndrueshme drejt anëtarësimit në BE./alsat.mk/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...