Radev: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk është kërcënim për askënd

10:10 | 5 Qershor 2019
A. B.

“Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk mund të jetë burim rreziku për askënd. Përkundrazi, kjo do të kontribuojë për rritjen e sigurisë së rajonit”.

Kështu thotë presidenti bullgar Rumen Radev, në një intervistë për agjencinë ruse TASS. Ai e konsideron të gabuar paradigmën sipas së cilës, siguria e një vendi sigurohet në llogari të një vendi tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo formulë çon në jostabilitet dhe mosbesim dhe krijon rreziqe. Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, që Bullgaria e mbështet, ulë potencialin për konflikt në rajonin tonë të ngjeshur”, thotë Radev.

Presidenti bullgar thotë se është e nevojshme të ulen tensionet mes NATO-s dhe Rusisë dhe të vendoset dialog i plotë në lidhje me çështjet e sigurisë.

Forcimi i besimit sipas Radevit, do të ndikojë të tejkalohen frikat e ndërsjella që ekzistojnë në këtë moment.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme