Gjykata Penale e Tiranës vendosi të ekstradojë në Amerikë trafikantin e drogërave dhe ilaçeve, Nitin Mishra.
Vendimi për shtetasin indian u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj.
31-vjecari nga India i cili gjatë komunikimeve të vazhdueshme i bindur se po fliste me një trafikant dhe pa e ditur ndërkohë se po komunikonte me një agjent të infiltruar të DEA-s, caktoi Shqipërinë si vendin prej nga ku do të bihej dakord për dërgesa droge drejt SHBA., raporton Top Channel.
Takimi u vendos që të kryhej në tetor, prandaj Mishra udhëtoi drejt Tiranës, ku ndërkohë po e prisnin prangat gjatë një operacioni amerikano-shqiptar.
Për 31-vjeçarin e njohur ndryshe edhe me emrin e dytë si Ricky Sequerra, DEA ndau me drejtësinë shqiptare informacione, ndër to edhe shenja dalluese e trafikantit, një tatuazh në kraharor ku shkruhej ‘TAHVT’.
I riu dyshohet e nisi trafikun prej nëntorit 2019 duke operuar nga qyteza e lindjes në Indi e duke menaxhuar disa shpërndarës në SHBA.
DEA ra në gjurmët e Mishras që e identifikoi si koordinator të dërgesave me porositë për barna analoge të fentanylit pa recetë mjeku dhe drogë, e për këtë nisi një operacion të kontrolluar me një hetues që iu prezantua si trafikant.
Gjatë këtij operacioni në SHBA u bllokuan gati 30 mijë tableta me zolpidemi, lorazepam, tapentadol e të tjera.
Sipas hetimeve, njëri nga bashkëpunëtorët e dyshuar të indianit dërgoi nga Vermonti 73 mijë dollarë në llogari të Mishras, i cili ndërkohë po planifikonte të ngrinte një rrjet të tillë shpërndarjeje edhe në Kaliforni.
Nga ana tjetër një agjent i infiltruar i DEA-s i dërgoi indianit dy transferta, njëra në llogarinë bankare dhe tjetra në bitcoin.
Prokurori tha në gjykatën e Tiranës se I dyshuari kreu telefonata video-call me agjentin duke i kërkuar që hetuesi të investojë 70 mijë dollarë për trafikun e radhës dhe vendi ku do të kryheshin negociatat u la kryeqyteti shqiptar.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person