Qyteti i Shkupit të shtunën ka zënë vendin e parë në botë për nga ndotja e ajrit, duke u radhitur në grupin e kryeqendrave të Indisë, Bangladeshit e Pakistanit. Prania e grimcave PM10 dhe PM 2.5, sipas stacioneve matëse ka kapërcyer normat e lejuar madje për dhjetëra herë.
Drejtuesit e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit ka nisur me zbatimin e masave urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit. Transporti publik prej sot bëhet pa pagesë, me qëllim të uljes së numrit të makinave në komunikacion.
Në këtë kuadër, çmimet e parkingjeve janë dyfishuar, ndërsa janë ndërprerë edhe punët ndërtimore. Inspektorët janë urdhëruar të bëjnë kontrolle të rrepta në lokacionet ku dyshohet se bëhen djegia të gomave dhe materialeve tjera helmuese.
Ministria e Arsimit e Maqedonisë ka urdhëruar se gjysmë vjetori i dytë nëpër shkollë që do të duhej të fillonte të hënën, të shtyhet të paktën për dy ditë, raporton REL.
Por, këto masa nga opozita dhe sektori civil janë vlerësuar më tepër si populiste sesa masa që mund të japin efekte.
OJQ-të kanë kërkuar masa afatgjata, si subvencione për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes dhe jo ndihmë vetëm për disa qindra amvisëri, si dhe masa në sektorin e ndërtimtarisë, ndërprerjen e punimeve apo mosdhënien e lejeve për ndërtesa shumëkatëshe, që pengojnë qarkullimin e ajrit si dhe masa tjera.
Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fsh...
Vitia: Modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon, janë k...
Ursula von der Leyen nesër në Prishtinë, pritet nga kryemini...
Kryesia e Kuvendit të hënën me mbledhje, në rend dite projek...
“Nxënësit po përgjumen”, mësuesja në Tiranë alarmon se po pë...
“Përfitoi 40 mijë euro”, Gjykata merr një vendim për personi...