Qytetari i Ohrit Ilija Xheparoski, në vend që të dëmshpërblehet, për shkak të lëndimeve që ka pësuar, duke rënë në pusetën e hapur në një rrugë në Ohër, thotë se tani duhet t’i paguajë shpenzimet gjyqësore në vlerë prej 129.000 denarë (2089 euro) ndërmarrjes publike. Një vendim të tillë e ka marrë Gjykata Themelore në Ohër. Me kamatë, kjo shumë tani arrin në 200.000 denarë (3239 euro), thotë Xheparoski.
“Jo që po kërkoj dëmshpërblim, por e kam humbur rastin dhe tani jam në një situatë të tillë që më duhet t’i paguaj dëmshpërblim ndërmarrjes “Niskogradba”. Puseta ishte e hapur, dhe në të, para një muaji ra edhe një grua e moshuar. Puseta është hapur tash e një vit. Gjyqtari, me procedurë të shpejtë dhe të shkurtër, nuk na marrë parasysh provat. Vetëm ftoi një kalimtar që më nxori nga puseta. Kisha disa prerje. Me një fjalë, vendimi ishte se është dashur të shikoj ku po lëviz. Për të qenë situata edhe më absurde, jemi ankuar edhe në Manastir, dhe në aktgjykim shkruan se puseta ka qenë e siguruar”, tha Ilija Xheparoski, banor i Ohrit.
Xhaperovski kërkoi dëmshpërblim prej 3 milionë denarë (48.587 euro). Ai thotë se vendimi i Gjykatës është absurd.
“Në Evropë, nëse një qytetar bie në pusetë të hapur ose kanal, a do të dënohet ai apo gjykatësit në Evropë do ta dënojnë shtetin apo qytetarin! Puseta ishte e thellë një metër, në të ishin hedhur gurë dhe ishte 60 centimetra e hapur. Dy ditë pas incidentit, “Niskogradba” e riparoi pusetën. Ajo që është më tragjike është se kam marrë një letër nga përmbaruesi për ekzekutimin e sanksioneve”, u shpreh Ilija Xheparoski – banor i Ohrit.
Për këtë rast ai i është drejtuar ish-ministrit të Drejtësisë Tupançevski, ndërsa do ta njoftojë edhe ministrin e ri të Drejtësisë Krenar Lloga dhe presidentin e vendit. Gjykatësi Bogoja Strezoski thotë se është e padiskutueshme se paditësi ka pasur lëndime, por nuk është vërtetuar se i ka marrë atë gjatë rënies në pusetë të hapur. /Alsat/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...