Google ADS

Qytetarët nisen drejt Serbisë për t’u vaksinuar, pritje deri në 40 minuta në Tabanoc

09:27 | 27 Mars 2021
Arbresh.info

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, në rrugë kryesisht të thata, me intensitet të moderuar në rrugët jashtë zonave urbane.

Siç informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Tabanoc” po pritet deri në 40 minuta për të kaluar kufirin, transmeton alsat.

Arsyeja është numri i madh i qytetarëve tanë që sot po udhëtojnë drejt Serbisë për t`u vaksinuar kundër Covid-19. Sipas LAMM në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa për hyrjen dhe daljen nga vendi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme