Derisa Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbledhjen e 171-të e mbajti në Kumanovë, jashtë objektit ku mbahej mbledhje protestuan anëtarët e Komitetit Komunal të OBRM-PDUKM-së Kumanovë.
Ata thonë se Kumanova nuk ka pasur vëmendjen e Qeverisë gjatë këtyre dy vite e gjysmë.
Anëtarët e OBRM-PDUKM me brohoritje ‘vetëm Maqedoni, asnjëherë e veriut’ aluduan në ndryshimin e emrit të shtetit që e bëri kjo Qeveri.
Ndryshe, sot në Kumanovë ishin ministra dhe prezantuan masa qeveritare dhe projekte të ndryshme. Sipas Qeverisë, arsyeja e mbajtjes së mbledhjeve në qytete të ndryshme është që të jenë më afër qytetarëve./ Telegrafi/
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat