Një pjesë të madhe të ditës qytetarët e kalojnë në gjum.
Ata duan të shohin televizion. Më të zënë janë qytetarët mes moshës 25 deri më 44 vjeç, me kohë më të lirë ato të moshës mbi 65 vjet.
Punët e shtëpisë në vendin tonë ende janë për gratë. Në aktivitetet shtëpiake udhëheqin gratë, pa dallim nëse janë të punësuara apo jo.
Këtë e tregon anketa e fundit për shfrytëzim të kohës së lirë e zbatuar nga Enti Shtetëror për Statistikë, ku tregohet se qytetarët më tepër kohë kanë filluar të flejnë, në aktivitete të lira, punë, ushqim dhe pije, e më pak në aktivitete shtëpiake, kujdes personal dhe rrugëtim, informon Zhurnal.
Anketa tregon se mesatarisht në gjum qytetarët kalojnë 8 orë e 44 minuta. Në këtë numër përfshihet edhe fjetja gjatë ditës apo natës, por gjithashtu edhe shtrirja në krevat përshkak lodhjes, sëmundjes, moshës apo invaliditetit.
Në aktivitete të lira bien 22 përqind, gjegjësisht 5 orë e 17 minuta qytetarët i shfrytëzojnë për shoqërim, shkuarje apo pritje të mysafirëve, biseda telefonike, argëtim, kulturë, pushim, sport, shëtitje, art, përdorim të kompjuterëve, lexim të librave, televizion, dëgjim të muzikës etj.
Aktivitetet shtëpiake paraqesin vetëm 10%. Dy orë e 25 minuta qytetarët e Maqedonisë i harxhojnë në përgatitje të ushqimit, larjen e enëve, pastrimin e shtëpisë, larje, hekurosje, punë dore, kopshtari, kujdesje për kafshë shtëpiake, por gjithashtu edhe për shërbime tjera si kujdes për fëmijët, kujdes fizik, mësim, lojë dhe bisedë me fëmijët, dhe disa aktivitete tjera.
Haja dhe pija paraqesin 9%, gjegjësisht 2 orë e 14 minuta.
Anketa tregon se ende sipas traditave ndahen punët e shtëpisë mes gjinive, dhe atë, pjesa më e madhe e burrave e kalojnë kohën në punë që paguhet, ndërsa aktivitetet e shtëpisë i marin gratë.
Kohë të lirë më së paku kanë personat e moshës 25 deri 44 vjeç. Për mësim më së shumti ato të moshës 10 deri 14 vjeç, derisa për aktivitete të lira më së shumti kohë kanë personat mbi 65 vjeç.
Anketa është bërë me 2080 familje.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...