Në vend se në Ohër ose Strugë, për pushime në Liqenin e Dibrës.
Shumë qytetarë i shfrytëzojnë plazhet e Liqenit artificial të Dibrës për t’iu shmangur rrëmujës në qytet dhe të nxehtit veror.
E pikërisht aty mund të gjeni thjeshtë gjithçka, prej vozitjes me skuter ose gliser, e deri te plazhet e rregulluara mirë.
Ajo që e bën edhe më tërheqëse është uji i ngrohtë i liqenit, i cili është rreth dy gradë më i ngrohtë se ai i Liqenit të Ohrit.
“Kemi vikend-shtëpizë në fshatin Osoj dhe prej atje vijmë çdo ditë këtu, nga katër pesë orë. Ky është pushim i mirëfilltë, meqë nuk mund të shkojmë në det. Edhe vitin e kaluar ishim këtu pas pushimit kryesor. Edhe sivjet ka shumë të rinj”.
„Është shkëlqyeshëm Plazhi është shumë i mirë, uji është shumë i mirë. Nuk ka shumë rrëmujë. Ne e gjetëm paraprakisht këtë vend dhe ndjehemi mirë. Njëqind denarë është një shtrat, çmimet janë të pranueshme“.
Banorët më të vjetër të Dibrës kujtojnë se edhe në të kaluarën kanë ardhur këtu për t’u larë. Thonë se janë mbledhur shumë njerëz nga qyteti dhe rrethina. Por, gjendja me pandeminë ka ndikuar mbi vizitën edhe në këtë vend.
“Ky sezon është i qetë, për shkak të pandemisë. Ne që jemi këtu për qytetarët, tani jemi dy shpëtimtarë, për dallim nga viti i kaluar kur ishin pesë, ndërsa për fundjava kur kishte frekuentim më të madh ishim edhe deri gjashtë veta”-tha Shefki Leshi, zhytës-shpëtimtar nga Kryqi i Kuq në Dibër.
Me planin për urbanizim para rreth pesë viteve te një pjesë e vendit e quajtur Kurorë, është parashikuar ndërtimi i objekteve hotelierike dhe hoteleve, por deri tani nuk ka asgjë nga ky projekt./alsat
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...