Shifra alarmante të numrit të qytetarëve viktima të korrupsionit. Sipas një analize të realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (QMBN) rezulton që 83 për qind e shqiptarëve të jenë viktima të korrupsionit, derisa tek pala maqedonase kjo shifër arrin në 53 për qind.
Qytetarët shprehen skeptik në çrrënjosjen e kësaj dukurie, andaj kërkojnë vetëdijesim më të madhe dhe intervenimin e institucioneve.
“Kjo nuk ndalet, korrupsioni ka qenë dhe do të jetë, këtë nuk ka kush ta ndal. Nuk mundet vetëm shqiptarëve tu kërkohet, kur ka ndonjë punë edhe tjerëve ju kërkojnë, puna është vetëm të punësohen dikund dhe mundet që kërkojnë të holla. Korrupsionin e bëjmë ne vet, jo institucionet.”
“Mendoj se korrupsioni është prezent gjithkund, sidomos në vendet ballkanike korrupsioni është i padiskutueshëm. Fajin më të madh e kanë ata në qeverisje, Qeveria e ka fajin më të madh për këtë. Duhet të bëhet vetëdijesimi i gjithë qeveritarëve, zyrtarëve si dhe vetëdijesimi i qytetarëve.”
“Por ka ende korrupsion. Me kohën besoj do të pakësohet por nuk besoj të çrrënjoset.”
Sociologët mendojnë se numri i lartë i shqiptarëve të korruptuar vjen si rezultat i asaj që shqiptarët gjatë viteve janë ndjerë të lënë anash dhe kanë tentuar që në mënyra të ndryshme të kryejnë shërbime dhe të avancohen në vende pune. Socilogu Ali Pajaziti thekson se duhet të ndryshohet mentaliteti i popullit si dhe politikanëve që të luftohet korrupsioni.
Shqiptarët historikisht në këtë shtet kanë qenë qytetarë të dorës së dytë dhe tek ata është formuar një kulturë ose një mentalitet se për të kryer ndonjë punë ose ndonjë shërbim duhet që të paguhet. Duhet bërë një vetëdijesim më i madh. Mund të bëhet ndryshim edhe me sjelljet e politikanëve tanë të cilët për fat të keq deri më sot në praktikën e tyre nuk kanë treguar një vetëdije antikorruptive – deklaroi Ali Pajaziti, sociolog.
Sipas këtij hulumtimit të realizuar nga QMBN-ja del se gjykatat, doganat, Ministria e shëndetësisë dhe Prokuroria janë institucionet ku korrupsioni është më i theksuar.
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...