Agjencia për hulumtime të mendimit publik “M-Prospekt” dhe Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), realizuan një anketë telefonike, në lidhje me çështjen e emrit.
Me këtë rast, shumica e qytetarëve (61,5%) janë përgjigjur se në referendum nuk do ta votonin emrin Maqedonia Ilindenase.
Mbi 70% e maqedonasve etnik nuk do ta votonin këtë emër, kurse nga adhuruesit e OBRM-PDUKM-së, ky numër është 92,7%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hulumtimi tregon se “Ilindenase” është më pak e pranueshme se sa “e epërme”, pra 41,5% do ta pranonin “e epërme”, kurse vetëm 27,2% do ta pranonin “Ilindenase”.
52,4% e qyetetarëve nuk do ta pranonin emrin “Ilindenase”, edhe nëse shteti anëtarësohet në BE.
Hulumtimi u realizua në periudhën 23026 maj dhe u pyetën 1.047 persona të moshës mbi 18 vjeçare. Gjasat e saktësisë së të dhënave janë 95%. Gabimi i mundshëm në kalkulim është -/+3./telegrafi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...