Qytetarët e Kavadarit vazhdimisht ankohen se ju mungojnë vende për parkim. Ata thonë se ka familje që kanë më tepër se një makinë dhe se rregullisht, madje edhe për të pirë kafe në një largësi të vogël, shkojnë me makina.
Ata thonë se e kanë patjetër të marrin masa, që me karrike të ulen në vendin e parkimit që të mos u merret (zihet) nga dikush tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev paralajmëron zgjidhje të problemit me punësim të sigurimit për ruajtjen e vendit të parkimit, që në të njëjtën kohë sipas tij do të bëheshin edhe punësime.
“Kemi plan dhe strategji rreth këtij problemi. Aj vendim i qytetarëve nuk është i rastësishëm. Në koordinim me këshilltarët kemi nisur disa debate dhe rishikojmë gjitha mundësitë për qytet më të mirë”, tha për AIM, Jançev./Telegrafi/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës