Qytetarët: Çmimi i drurit për ngrohje po rritet nga viti në vit

16:21 | 5 Tetor 2020
Arbresh.info

Shitja e druve për ngrohje po shënon ulje nga viti në vit. Këtë vit, gati 8,000 metra kub dru u shitën më pak se vitin e kaluar. Pyjet e Maqedonisë kanë shitur 228,000 metra kub dru për tetë-muaj, ndërsa vitin e kaluar janë shitur 236,000 metra kub.

“Mënyra e ngrohjes së qytetarëve ndryshon nga viti në vit, në varësi të fuqisë blerëse dhe çmimit të energjisë në atë periudhë”, thonë nga Pyjet e Maqedonisë.

Çmimi i druve për ngrohje për metër kub shkon deri në 3,000 denarë. Druri i ahut, ndryshe nga dushku, është më i lirë për 100 denarë, përkatësisht shitet për 2,900 denarë. Çmime identike kanë edhe depot private. Sipas qytetarëve të anketuar nga Alsat, drutë për ngrohje shtrenjtohen çdo vit. Por, tani vështirë se dikush ngrohet me dru.

“Epo, me rrymë do të paguani 5,000 – 6,000 denarë për energji elektrike. Nëse ngroheni për gjashtë muaj 30,000 denarë, dhe kjo është 15,000 denarë. Mirë është. Ngrohje qendrore nuk ka, kondicionerë nuk ka dhe kështu me radhë. Me dru është më lirë, por edhe nuk është pastër, por çfarë të bësh”.

„Me energji elektrike. – Nuk ngroheni me dru? – Ngroheshim, por tani me energji elektrike. – Pse hoqët dorë nga drutë? – Epo nga ngrohja qendrore. Nuk ka para që të jepen të gjitha menjëherë, por për çdo muaj është ndryshe”.

Sipas statistikave të fundit, në vitin 2018, u prenë mbi 800,000 metra kub dru. Pyjet e Maqedonisë u bëjnë thirrje qytetarëve që ngrohen me dru, por të mos shtojnë dru të lyer me bojëra, qymyr, orendi të vjetra, goma, plastikë ose mbeturina, sepse kjo shkakton ndotje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme