Mbi 10 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut që kanë shtetësi bullgare kanë adresë banimi në qytetin kufitar Qystendill. Ata kanë marrë këtë adresë për të përfituar pasaportën bullgare, por atë e shfrytëzojnë vetëm për qëllimin e përfitimit të këtij dokumenti.
Mirëpo, së fundi ata janë përjashtuar nga e drejta për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen muajin e ardhshëm. Shkak për këtë është se nuk kanë vendqëndrim të rregullt prej 6 muajve në këtë komunë dhe kjo i pamundëson të drejtën e votimit. Qystendilli është një qytet i boshatisur por me një shifër rekorde prej 75 mijë banorë, përcjellë INA.
Por shumica e tyre nuk jetojnë aty, ndërsa një pjesë e madhe janë nga ata që kanë shtetësi të dyfishtë, ku hyjnë maqedonasit, serbët, rusët dhe komunitete të vendeve tjera.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...