Tuzi duhet të jetë një mësim për politikanët në Shqipëri dhe Kosovë.
Kështu është shprehur akademiku Rexhep Qosja, duke komentuar zgjedhjet në Tuz, ku fituan forcat politike shqiptare.
Sipas Qosjes fitorja e kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe deputetëve komunalë në Tuz është fitorja e gjithë shqiptarëve të Malit të Zi.
Statusi i Rexhep Qosjes:
Shqiptarëve të Komunës së Tuzit, shqiptarëve të Hotit e Grudës, shqiptarëve të Malësisë së Madhe, shqiptarëve të Malit të Zi, gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata ua uroj Fitoren e Madhe: fitoren e shqiptarëve në Komunën e Tuzit në zgjedhjet komunale.
Malësia e Madhe kurrë s’ka qenë e madhe me sipërfaqe, por Malësia e Madhe, gjithmonë ka qenë, është e do të jetë e Madhe me etikën e saj, me atdhetarizmin e saj, me mendjen e saj, me nderin e saj, me burrërinë e saj e me shumë vlera të tjera që e kanë bërë të lavdishme në historinë e popullit shqiptar, që e kanë bërë të lavdishme në sytë e gjithe atyre të huajve që gjatë historisë vizituan Malësinë e Madhe.
Malësia e Madhe u tregua e madhe me virtytet dhe vlerat e saj edhe kësaj here: u tregua e madhe me bashkimin e forcave politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Bashkimi e siguroi fitoren. Por me këtë Bashkim ajo u dha mësim edhe qytetarëve shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë. I ftoj pushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çka duhet mësuar, prej shqiptarëve të Komunës së Tuzit, prej shqiptarëve të Malësisë së Madhe.
Kryetarit të komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj dhe deputetëve komunalë u uroj punë të mbarë në veprimtarinë e tyre politike për të mirën e gjithë qytetarëve të Tuzit, gjithë shqiptarëve të Malit të Zi.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg