Qeveria me qëndrim mbi vendimin e Bullgarisë për të vendosur veto për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE.
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se vendimi është një dështim për BE-në dhe se identiteti dhe gjuha maqedonas nuk negociohen.
Deri më tani, nuk janë krijuar kushtet e duhura për të kapërcyer kërkesat e reja të Bullgarisë dhe për shkak të kësaj, Republika e Bullgarisë vendosi se në këtë moment nuk do ta mirtatojë kornizën negociuese për fillimin e bisedimeve me BE-në. Kjo është një dështim i politikës së zgjerimit të BE-së, një mesazh i keq për të gjithë rajonin dhe një disfatë për vlerat dhe parimet themelore evropiane.
Refuzimi i Bullgarisë për ta miratuar kornizën negociuese nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinje. Ky qëndrim i Qeverisë bullgare është në kundërshtim me nenin 2 të Marrëveshjes për miqësi nga viti 2017. Pozita jonë është e qartë: ne vlerësojmë se integrimet evropiane nuk guxojnë të jenë peng i çështjeve bilaterale”, thuhet në reagim.
Sipas Qeverisë, negociatat e BE-së nuk guxojnë të shndërrohen në negociata me Bullgarinë dhe progresi ynë në eurointegrime fillimisht duhet të varet prej reformave vendore lidhur me kapitujt, legjislaturën e Unionit dhe arritjen e vlerave evropiane.
“Ne jemi të sigurt në atë kush jemi dhe çfarë jemi. Gjithmonë kemi qenë maqedonas të cilët e flasin gjuhën maqedonase, me ndjenjë të fuqishme të vetëvendosjes rreth së cilës nuk mund të negociohet dhe e cila nuk mund të vihet në pikëpyetje. Identiteti maqedonas dhe vetëdija kombëtare maqedonase gjithmonë janë shprehur lartë edhe në nivelin shkencor edhe në atë shpirtëror. Kështu është edhe sot, kështu do të ngelet gjithmonë. Por, njëherësh jemi veçanërisht krenarë edhe për qetësinë tonë edhe në madhësinë tonë kombëtare dhe politike në këtë periudhë të vështirë për ne. Kjo është veçori e evropianëve të vërtetë, kjo është veçori e maqedonasve”, shtohet në reagim.
Qeveria potencoi se Maqedonia dhe Bullgaria janë shtete të afërta, ndërsa populli maqedonas dhe bullgar prej kohësh kanë qenë mjaft të afërt, ndërsa tani jemi edhe aleatë në NATO dhe dëshirojmë që marrëdhëniet tona akoma më shumë t’i përmirësojmë, me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
“Kemi interesa të përbashkëta gjeopolitike, për veten tonë por edhe për rajonin. Interes i përbashkët i yni është i gjithë rajoni i Ballkanit sa më shpejtë të integrohet plotësisht në BE, të lidhemi në aspektin infrastrukturor, përmes Korridorit 8, të mundësojmë qarkullim më të lehtë të njerëzve, ideve, mallrave dhe kapitalit, të ndërtojmë kushte të mira për biznesin, t’i rrisim investimet – ky është patriotizëm dhe lidership i vërtetë”, potencohet në kumtesë.
Qeveria shprehë falënderim për angazhimin e përforcuar me BE-në, si edhe me angazhimin personal të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkell.
“Kemi bërë angazhime serioze diplomatike për të krijuar kushte e kaluara të mos jetë pengesë e së ardhmes. Do të vazhdojmë në mënyrë intensive të bisedojmë në interes të së ardhmes tonë evropiane me ç’rast vlerësojmë se zgjidhja është e mundur vetëm nëse prej këtij vendimi të dyja palët dalin si fitues, prandaj kërkojmë pozitë “win-win”, thuhet në reagim.
Në kumtesë shprehet falënderim i madh për të gjithë qytetarët e të gjitha bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë përfaqësuesit politik të bashkësive të ndryshme në vend për mbështetjen e cila i jepet popullit në këto momente me qëllim të mbrojtjes së identitetit tonë dhe për të ngelur të përkushtuar në rrugën evropiane.
Në kumtesë potencohet se nuk ka aspak të vërtetë në manipulimet që i plasojnë një pjesë e partive opozitare të kryesuara nga VMRO-DPMNE, për gjoja “shitjen e identitetit maqedonas”.
“I bëjmë apel udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së të ndalojnë t’i gëzohen momenteve të vështira përmes së cilave po kalon shteti dhe ta njohin momentin kur disa çështje të caktuara kombëtare i tejkalojnë kufijtë e përplasjeve të zakonshme partiake”, thuhet në reagimin e Qeverisë./tv21
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë