Google ADS

Qeveria teknike sot mban mbledhjen e parë

13:26 | 4 Janar 2020
Arbresh.info

Qeveria sot do ta mbajë mbledhjen e parë për vitin 2020 me disa pika.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për marrëdhënie me publikut, në këtë mbledhje do të shqyrtohet dhe do të merret vendim me Propozim për caktimin e zëvendëskryeministrave të Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qeveria sot do të shqyrtojë dhe miratojë vendimin për Propozimin për emërim të kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve qeveritare si dhe Propozimin për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të posaçme qeveritare.

Mbledhjen do ta kryesojë kryeministri i ri teknik, Oliver Spasovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme