Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski mohon se emri i tij është në lojë për kryeministër teknik.
Sipas tij, emri i kryeministrit teknik do të zbulohet nga vet kryeministri Zaev. Spasovski shton se deri në formimin e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve, do të fokusohet në zbatimin e reformave në MPB.
Përveç emrit të Spasovskit, po spekulohen edhe me emrat e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
As partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM e cila nga 3 janari deri 12 prill do të udhëheqë MPB-në nuk ka menduar për emrin e ministrit. Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se organet partiake ende nuk kanë vendosur se kush do të udhëheqë me policinë dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Në kuadër të Qeverisë teknike, opozita do të ketë edhe zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Financave dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Me propozim të kryeministrit, Qeveria emëron zëvendësministra shtesë në MPB, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Financave, Bujqësi dhe Shoqëri Informatike, ndërsa ministrat që i propozon opozita kanë autorizime të kufizuara. Vendimet duhet të përkrahen edhe nga ministri teknik dhe nga zëvendësministri.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...