Afaristët në Maqedoninë e Veriut, thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen më 12 prill, në masë të madhe do të bllokojnë zhvillimin e bizneseve të tyre. Kjo për shkak se qeveria teknike, që është formuar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, ka kompetenca të kufizuara.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veripërndimore, Menderes Kuçi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve ka goditur sektorin e biznesit.
Sipas Kuçit, Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut ka kompetenca të kufizuara dhe kjo sipas tij, bllokon edhe procesin e punës në zhvillimin e bizneseve në shumë sektorë.
“Askush, asnjë biznes nuk të kalkulojë me zhvillimin e një biznesi pak më serioz në këtë periudhë kohore, ku shumica e lejeve të ndryshme duhet të marrë nga qeveria, përkatësisht dikasteri i Transportit dhe lidhjeve ose ministritë e tjera, qofshin dhe lejet në nivel lokal sërish vendos Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Kemi një periudhë kohore prej më shumë se një të tretën e vitit, që absolutisht nuk i konvenon ekonomisë”, thotë Kuçi, duke shtuar se shpreson që zgjedhjet e prillit të prodhojnë një qeveri stabile, e cila do të vë në lëvizje shumë shpejt realizimin e investimeve kapitale.
“Në këtë rast dëshirojmë që të paktën zgjedhjet të jenë të qeta, të mos kemi bllokim të institucioneve të sistemit, të mos bllokohet formimi i qeverisë së re për disa muaj siç ndodhi herën e fundit. Urojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe demokratike dhe mos bëjnë turbulenca më të mëdha, siç dinë të shkaktojnë zgjedhjet në vend. Për ndryshe, s’do mend se çdo cikël i zgjedhjeve ndikon negativisht, qoftë në investimet vendore ose në ato të huaja”, thotë Kuçi.
Sipas një hulumtimi të kryer nga Qendra për Analiza Ekonomike, që përfshin dhjetë vjetët e fundit, del në pah se rritja ekonomike gjatë kësaj periudhe ka qenë 14 për qind, por nëse do të realizoheshin investimet kapitale në bazë të projeksioneve të buxhetit dhe mos të kishte bllokada si pasojë e ngërçit politik, rritja ekonomike, sipas këtij hulumtimi, do të ishte të paktën 20 për qind në këto dhjetë vjetët e fundit.
Pikërisht, mosrealizimi i investimeve kapitale ka bërë që Bruto Prodhimi Vendor të jetë për dy miliardë euro më i ulët, përkatësisht, ai në Maqedoninë e Veriut arrin në 11 miliardë euro.
“Me realizimin e investimeve kapitale përmes një plani strategjik të qëndrueshëm, siç janë investimet në infrastrukturën rrugore, atë hekurudhore si dhe avancimin e konkurrencës në treg, me këtë dhe zmadhimin e potencialit për eksport, do të mund të kishim një rritje ekonomike e cila do të ndjehej dhe nga qytetarët përmes ngritjes së standardit jetësor”, thotë Vesna Gavranlieva- Andonova nga Qendra për Analiza Ekonomike, duke nënvizuar se për autoritetet e vendit është koha e fundit që në fokus të vendosin politikat zhvillimore në fushën e ekonomisë.
Ndryshe, të dhënat tregojnë se nga 370 milionë euro sa ishin paraparë për investime kapitale në bazë të buxhetit të vitit të kaluar, gjatë 11 muajve, sipas Ministrisë së Financave, u realizuan vetëm 180 milionë euro. Afaristët thonë se viti 2020 mund të shënojë një trend edhe më negativ, nëse zgjedhjet nuk prodhojnë një qeveri stabile.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...