Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë, në të cilën duhet të vendosë për propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për masat e reja kufizuese për parandalimin e coronavirusit.
Masat ekzistuese për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe ndalesat tjera skadojnë sot, ndërsa dje KSI propozoi që ora policore të vazhdohet dhe të fillojë prej orës 21:00 deri në 05:00.
Gjithashtu KSI propozoi që të hapen objektet hotelerike, por të shërbejnë klientët vetëm nëpër tarraca.
Nga ana tjetër, dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se kanë propozuar që për festën e Pashkëve (3 maj) dhe Bajramit (13 maj) të mos ketë orë policore.
Filipçe tha se lehtësimi i masave vjen pas uljes së numrit të infektimeve të reja me COVID-19.
Ai gjithashtu tha se është ulur presioni nëpër spitale./Telegrafi/
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...