Qeveria e Maqedonisë në seancën e 116-të e miratoi Propozim-programin për realizimin e Planit për ajër të pastër për vitin 2019.
Duke pasur parasysh se luftimi me ajrin e ndotur është prioritet strategjik i Qeverisë, programi bazohet në katër komponentë: masat për trajtimin e drejtpërdrejtë të shkaqeve të ndotjes, ndërgjegjësimin e publikut nga mosha parashkollore deri në moshën e pensionit, ndryshimet rregullative të nevojshme për kalimin në sistemin e energjisë me emetim të ulët dhe zbatimin e një platforme për koordinimin dhe monitorimin e zbatimit të programit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Programi për uljen e ndotjes së ajrit gjithashtu përcakton qëllimin e fondeve të siguruara prej 2 milion euro.
Paratë do të përdoren për të financuar zëvendësimin e sistemeve ekzistuese joekologjike të ngrohjes së amvisërive, kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, objekte shëndetësore dhe ndërtesa administrative në qytetet më të ndotura në vend, si dhe për blerjen e pastruesve të ajrit në ambiente të mbyllura në kopshte, shkolla të mesme, objekte shkollore dhe administrative.
Në planin aksionar për uljen e ajrit të ndotur për vitin 2019 përfshihet edhe nisma nga tre organizata qytetare që do të përpunojnë web-faqe të posaçme, ku do të numërohet të gjitha masat që duhet të zbatojnë institucionet shtetërore dhe vendosjen e filtrave në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë