Qeveria e Serbisë ka sjell vendim për formimin e Trupit koordinues për vendosjen e vendkalimit kufitar Miratoc- Llojan mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Detyra e trupit koordinues siç theksohet në dokumentin e publikuar në Gazetë zyrtare është “të ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet për plotësimin e kushteve të nevojshme në vendosjen e vendkalimit kufitar Miratoc- Llojan.
Shqiptarët e Preshevës në Serbi si dhe vendin ndërkufitar Llojan, me vite para kërkojnë hapjen edhe të një vendkalimi drejt Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas drejt Serbisë.
Para tetë vitesh, rreth mijëra banorë në Miratoc në Komunën e Preshevës ka kërkuar nga qeveria e Maqedonisë dhe Serbisë të sjellin vendim për hapjen e vendkalimit kufitar.
Arsyeja për këtë siç theksohet është që shumë prona dhe të afërm, pas vendosjes së kufijve të ri shtetëror mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kanë mbetur në anën e kundërt të kufirit.
Largësia mes fshatrave Llojan dhe Miratoc është tre kilometra, por banorët e Llojanit patjetër të udhëtojnë edhe nga 33 km që të arrijnë deri në Miratoc, përmes vendkalimit kufitar Tabanoc- Preshevë.
Për mbylljen e këtij vendkalimi kanë folur edhe kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq, në gusht të këtij viti gjatë hapjes së vendkalimit kufitar Tabanoc- Preshevë./MIA
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve