Google ADS

Qeveria po shqyrton opsionet pas Samitit të BE-së

13:46 | 18 Tetor 2019
Arbresh.info

Në rrjedhë janë konsultime politike në disa nivele, po shqyrtohen dhe analizohen të gjitha opsionet, thonë nga Qeveria lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmerren pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, në të cilin vendoset për negociatat inkaudruese me Maqedoninë e Veriut.

Analiza dhe konsultime po bëhen edhe në partitë politike, ndërkaq tashmë ka paralajmërim edhe për takim të mundshëm të liderëve tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Nga Kabineti i presidentit thonë se me informatë për këtë çështje do të dalin pas përfundimit të Samitit të BE-së në Bruksel.

Nga BDI konfirmuan se kryetari i partisë, Ali Ahmeti ka marrë ftesë nga shefi i shtetit për takim të liderëve të partive politike nga blloku politik maqedonas dhe ai shqiptar të dielën në vilën “Vodno”.

Tani për tani nuk ka konfirmim për atë nëse ftesën tashmë e kanë marrë edhe liderët e LSDM-së, VMRO – DPMNE dhe partive të tjera politike./MIA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme