Google ADS

Qeveria nesër pritet të vendos për ujësjellësin në Siniçan

20:08 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Qeveria nesër pritet të vendosë nëse do të vazhdojnë punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan.

Zyrtarët e qeverisë sot po shqyrtojnë raportin e ekspertëve të Shoqatës aksionare për ekonomizimin për ujërat e vaditjes.

Nga Qeveria gjithashtu thanë se Komuna e Bogovinës duhet të dorëzojë dokumentet e nevojshme edhe në Ministrinë e Bujqësisë.

Nga Komuna e Bogovinës thonë se presin dritë jeshile nga Qeveria për vazhdimin e punimeve, dhe se dokumentacionin e nevojshëm e kanë dorëzuar te institucionet përkatëse.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit Siniçan vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkët e fshatit të tyre, duke shprehur mllefin e tyre kundër ndërprerjes së punimeve.

Ata thonë se nuk zmbrapsen nga protestat për aq kohë sa nuk vazhdojnë punimet për ujësjellësit. Në bjeshkët e Siniçanit, edhe më tej qëndrojnë organet e policisë, e cila, po ashtu pas dhënies së dritës jeshile për vazhdimin e punimeve, pritet të tërhiqet nga vendi i ngjarjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme