Qeveria nesër pritet të vendosë nëse do të vazhdojnë punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan.
Zyrtarët e qeverisë sot po shqyrtojnë raportin e ekspertëve të Shoqatës aksionare për ekonomizimin për ujërat e vaditjes.
Nga Qeveria gjithashtu thanë se Komuna e Bogovinës duhet të dorëzojë dokumentet e nevojshme edhe në Ministrinë e Bujqësisë. Nga Komuna e Bogovinës thonë se presin dritë jeshile nga Qeveria për vazhdimin e punimeve, dhe se dokumentacionin e nevojshëm e kanë dorëzuar te institucionet përkatëse.
Nga ana tjetër, banorët e fshatit Siniçan vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkët e fshatit të tyre, duke shprehur mllefin e tyre kundër ndërprerjes së punimeve. Ata thonë se nuk zmbrapsen nga protestat për aq kohë sa nuk vazhdojnë punimet për ujësjellësit. Në bjeshkët e Siniçanit, edhe më tej qëndrojnë organet e policisë, e cila, po ashtu pas dhënies së dritës jeshile për vazhdimin e punimeve, pritet të tërhiqet nga vendi i ngjarjes./alsat
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?