Ndihmë ekonomike nga Qeveria, do të mund të marrin vetëm bizneset që nuk kanë zvogëluar numrin e të punësuarve gjatë muajit mars dhe prill si dhe do të vazhdojnë me të njëjtin numër deri në korrik. Ky korrigjim i vendimit të pak ditëve më parë, ku u tha se ndihmë ekonomikë për shlyerje të pagave gjatë pandemisë do të merrnin edhe bizneset që kanë zvogëluar numrin e punëtorëve, u ndërmor pas kërkesave të sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile për mbrojtje të të drejtave të punëtorëve
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Ndryshimet, të harmonizuara me sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, përcaktojnë që një punëdhënës që përdor mbështetje financiare për të paguar pagat nuk duhet të zvogëlojë numrin e të punësuarve në prill të vitit 2020, si dhe dy muaj pas përfundimit të tij, respektivisht korrik 2020”
Në vendimin e Qeverisë thuhet se bizneset që kanë bërë shkurtim stafi, do të mund të shfrytëzojnë ndihmë ekonomike për shlyerjen e pagave në kohë pandemie vetëm në rast se kthejnë punëtorët, marrëdhënia e punës e të cilëve ka përfunduar gjatë harkut kohor 11 mars deri 30 prill. Për të bërë kontratat e reja të punësimit punëdhënësit kanë afat deri më 7 maj, duke përfshirë në kontratë edhe sigurimin e detyruar social të të punësuarit.
Marrëdhënia e punës mund të ndërpritet vetëm në rast të:
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
“dalja në pension dhe vdekja e punëtorit,
– anulimin e kontratës së punës nga punëmarrësi,
– anulimin e kontratës së punës pa paralajmërim nga punëdhënësi për shkak të shkeljes së urdhrit të punës dhe disiplinës ose detyrimeve të punës,
– transferim me marrëveshje e punëtorit,
– përfundimin e vlefshmërisë së kontratës së punës në bazë të aktgjykimit gjyqësor dhe
– përfundimi i vlefshmërisë së kontratës së punës për shkak të paaftësisë së përhershme të vendosur për punë.
Përqindja e të punësuarve që u ndërpritet marrëdhënia e punës për shkak të arsyeve të mësipërme nuk mund të jetë më e lartë se:
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
“- 15% për një punëdhënës që kishte deri në 50 të punësuar në muajin për të cilin ai përdori mbështetje financiare,
– 10% me një punëdhënës i cili kishte 51 deri 250 punonjës në muaj për të cilin ai përdori mbështetje financiare dhe
– 5% për një punëdhënës i cili kishte mbi 250 të punësuar në muajin për të cilin ai përdori mbështetje financiare.”
Aplikimin për ndihmë ekonomike nga Qeveria, për shlyerje të pagave në vlerë prej 14.500 denarësh për muajt prill dhe maj, bizneset mund ta bëjnë prej sot deri më 7 maj.
Në ditën ndërkombëtarëve të punëtorëve, Konfederata për Organizime Sindikale alarmoi se nëse vendimi i mëparshëm i Qeverisë mbetet në fuqi, rreth 50 mijë të punësuar rrezikojnë të humbin vendet e punës. Ata kërkuan nga Qeveria që kërkesat e tyre të aprovohen, në të kundërt paralajmëronin protesta./alsat
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...