Google ADS

Qeveria miratoi protokollin për regjistrim në shkolla

11:42 | 30 Maj 2020
Arbresh.info

Qeveria ka miratuar Protokollin për përcaktimin e procedurës për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë në shkollat fillore, Protokollin për veprim në shkollat e mesme gjatë kohës së regjistrimit të nxënësve në vitin e parë akademik 2020/2021, Protokollin për veprim në gjimnazin Matematiko- informatikë gjatë kohës së dhënies së provimit pranues të nxënësve në vitin akademik 2020/2021 si dhe Protokollin për përcaktimin dhe veprimin në institucionet publike dhe private ose njësitë në përbërje për realizimin e provimeve.

Siç ka informuar Pres shërbimi qeveritar në seancën e 58-të, Qeveria dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e ka miratuar edhe Protokollin për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve nga mosha parashkollore pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në bashkëpunim me Komisionin për sëmundje ngjitëse.

Protokolli për aktivitete në institucionet e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve në kopshte i përcakton veprimet dhe detyrimet e institucioneve për kujdes të fëmijëve nga mosha parashkollore, të kuadrit edukues dhe kujdesit dhe prindërve./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme