Google ADS

Qeveria: Mickoski mund të kërkojë takim vetëm me kryeministrin

09:13 | 14 Maj 2018
A. B.

Qeveria e Maqedonisë vlerëson se takimi mes liderëve politik mund të mbahet në terminin që është i përshtatshëm për të gjithë subjektet politike, të cilat janë pjesë e takimeve të tyre.

Zyrtarë të Qeverisë kanë komentuar kërkesën e VMRO-së për takim liderësh, duke theksuar se derisa të arrihet një dakordim për takim, lideri i VMRO-së mund të kërkojë takim me kryeministrin Zaev.

Qeveria pretendon se i kanë informuar partitë politike për çdo zhvillim të rëndësishëm në lidhje me bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme