Zv/ministrja Shyret Elezi do të udhëheqë me Ministrinë e financave por politikën financiare do ta udhëheqë kryeministri Zoran Zaev. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha tha se Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev do t’i drejtojë veprimet e qeverisë nga fusha e financave dhe politikës financiare.
“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i drejton veprimet e qeverisë nga fusha e financave dhe politikës financiare dhe realizimin e përcaktimeve në bazë të programit për punë të Qeverisë në përputhje me nenin 11 paragrafi 1 dhe 2 dhe neni 35 paragrafi 1 për ligjin për punë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Kurse konkluzioni dy, i miratuar dje ka të bëjë se janë përmbushur të gjitha kushtet në pajtim me paragrafin dy të ligjit për organizime dhe punën e organeve të administratës shtetërore, zëvendës-ministrja e financave t’i ndërmarrë të gjitha autorizimet dhe përgjegjësitë në udhëheqjen e Ministrisë së Financave”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.
Në nenin 11 paragrafi një thuhet që Kryeministri i Maqedonisë udhëheq me punën e qeverisë dhe është përgjegjës për punën e saj dhe bashkëpunon me organet dhe ndërmarrjet tjera publike. Kurse në nenin 48 paragrafi dy për marrëdhënie pune të cilin e përmendi Hoxha thuhet:
“Zëvendësi e zëvendëson ministrin në rastet kur ai mungon, ose për shkak të sëmundjes ose arsyeve tjera nuk ka mundësi ta kryej detyrën e tij me të gjitha kompetencat dhe obligimet e tij”, thuhet në nenin 48 paragrafi dy për marrëdhënie pune.
Sipsa Hoxhës Elezi do të nënshkruaj atë që do t’i thotë Zaevi.
Pak më thjeshtë, a do të thotë kjo se Zaev do të tregojë se çfarë duhet dhe Elezi do të nënshkruaj?
Praktikisht po
Ndryshe pas shkarkimit të Tevdovskit, Zaev tha se ai vetë do të udhëheqë me Ministrinë e Financave derisa nuk emërohet ministri i ri./rtv21
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora