Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk zbulon emrat se kush do të jetë drejtor në drejtoritë qeveritare dhe se si partnerët e koalicionit do ta ndajnë kulaçin qeveritar.
Zëvendëskryeministri Ljupço Nikollovski i cili është edhe kryetar i komisionit kadrovik për emërime në Qeveri, thotë se pas zgjedhjes së zëvendësministrave, do të analizohen drejtoritë dhe njerëzit të cilët do ta marrin përgjegjësinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në opinion u shfaqën informacione so BDI do të ketë disa organe qeveritare, ndërsa LSDM do të vazhdojë të udhëheqë me Fondin për Shëndetësi, Kadastër dhe Byrosë për Siguri Publike. BDI, jozyrtarisht, do ta udhëheqë DAP-in dhe Doganat Maqedoninë.
Nikollovski nuk komentoi këto informacioni por tha se do të ndryshohet mënyra se si do të zgjedhen njerëzit të cilët do të emërohen drejtor, ndërsa opinioni do të përfshihet në këtë proces me CV të qasshme publike.
Nikollovski tha se pozita e tij në Qeveri nuk është e njëjtë me Komisionin Anti-korrupsion dhe se ai është ndërlidhja mes pushtetit ekzekutiv dhe Komisionit Anti-korrupsion për të luftuar keqpërdorimet e mundshme.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën